31 Mars, 2022 - 11:57 am
Teatri Kombëtar i Kosovës ka publikuar shfaqjet qe do të jepen në këtë teatër gjatë muajit prill, përcjell KultPlus.
Këtë muaj, më 5 prill do të jepet premiera e shfaqjes ‘Kuartet’ me regji të Alban Beqiraj.
Drama tragjikomike “Kuartet” është një dramë e autorit gjerman Heiner Muller, e përkthyer për herë të parë në gjuhën shqipe nga Alban Beqiraj.
Shfaqja është inskenuar nga regjisori austriak, Andreas Pronegg. Virtuoziteti i tekstit bën që aktorët Arjola Demiri dhe Ermal Sadiku të kenë qasje të veçantë, ku gjatë interpretimit ata do të luajnë disa karaktere, duke ndryshuar gjinitë dhe rolet. Pjesë shumë e rëndësishme e shfaqjes janë edhe “Engjëjt e historisë“, ku interpretojnë aktoret Rajmonda Ahmetaj, Arta Lahu, Shqipe Gashi dhe Donikë Ahmeti./ KultPlus.com