Shfaqja ‘Masë për Masë’ në Ditën Botërore të Teatrit në Prizren

24 Mars, 2025 - 6:54 pm

Për nder të Ditës Botërore të Teatrit, në Prizren vjen shfaqja “Masë për Masë” nga William Shakespeare me regji të Altin Bashës, më 27 mars nga ora 20:00.

Pas sukseseve në Gjakovë, Tiranë dhe Vlorë, kjo vepër e fuqishme e dramaturgjisë botërore do të magjepsë publikun prizrenas me një kast të jashtëzakonshëm aktorësh:

Xhevdet Doda, Vlera Pylla, Besfort Berberi, Edmond Hafizademi, Edona Sopaj, Edonis Kastrati, Rifat Smani, Alban Çela, Alban Krasniqi, Vlora Dervishi, Butrint Lumi, Valmira Hoti, Altina Kusari, Edi Gjakova.

Bashkëprodhim mes Teatrit “Hadi Shehu” Gjakovë dhe Teatrit “Bekim Fehmiu” Prizren, me producentë Albulena Bokshi & Burim Mustafa dhe një ekip krijues të jashtëzakonshëm:

Udhëheqës artistik: Fatos Berisha

Skenografi: Petrit Bakalli

Kostumografe: Ilirjanë Loxha Basha

Kompozitor: Memli Kelmendi

Koreograf: Robert Nuha

Dramaturgjia e përshtatur: Altin Basha

Përkthyes: Vedat Kokona

Inspicient: Arben Lleshi

Grim: Canan Cibo

Mjeshtër ndriçimi: Qëndrim Ruka

Të ngjajshme