13 Shkurt, 2024 - 5:43 pm
Shfaqja “The Best European Show” bashkëprodhim i Teatrit Kombëtar të Kosovës është dhënë para publikut në teatrin Manoel, në Maltë.
“Në këtë teatër të ndërtuar në vitin 1732, aktorët Armend Smajli dhe May-Linda Kosumovic nga Teatri Kombëtar i Kosovës shkelqyen në rolet e tyre për dy orë rresht”, thuhet në njoftimin e TKK.
Në teatrin Manoel, në Valletta të Maltës, shfaqja “The Best European Show” u dha për tre net rresht me datat 9, 10 dhe 11 shkurt 2024.
Pas paraqitjes në Valletta, shfaqja do të vazhdojë në Nova-Gorica dhe më pas në Prishtinë./KultPlus.com