29 Tetor, 2024 - 9:22 pm
“Shadow – Euridika thotë”, nga fituesja e Çmimit “Nobel” Elfride Jelinek, u shfaq për publikun shqiptar më 28 tetor në Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në kuadër të Javës Kulturore Austriake.
Shfaqja e cila në thelb tregon lirinë e gruas erdhi përmes dialogut dhe monologut të aktoreve Adriana Tolka, Albana Kocaj, Flobensa Bezari dhe nën regjinë e regjisores austriake Sabine Mitterecker.
Revolta e brendshme që shkon në dimensionet e lirisë është e veçanta e kësaj vepre e cila vjen për herë të parë në Shqipëri.
Loja e aktoreve dhe regjisores janë në funksion të veprës, ku identiteti i lashtë grek i ndërthurur me modernen bëhet për të futur spektatorin në ndjesinë që personazhet japin.
Orfeu dhe Euridika janë mishërimi i të dashuruarve. Kur Euridika vdes para kohe pasi pickohet nga një gjarpër, Orfeu futet në botën e nëndheshme për ta rikthyer në jetë, duke magjepsur Hadesin me muzikën e tij.
Miti i lashtë grek dhe realiteti modern femëror janë të ndërthurura ngushtë në tekstin e Elfriede Jelinek, që na flet nga perspektiva e një zëri të papritur./ euronews/ KultPlus.com