Shikimi i shfaqjeve bën që zemra të rrahë më shpejtë

18 Shkurt, 2020 - 9:41 pm

Kur bëhet fjalë për ndikimin emocional, shkenca ka vërtetuar se shikimi i një shfaqjeje në teatër është shumë më emocionues sesa të shohësh po të njëjtën përmes ekranit.

Shkencëtarët nga University College London (UCL) matën rrahjet e zemrës dhe gjëndrat e djersës të anëtarëve të audiencës, përderisa ata po shikonin prodhime teatrale dhe filma.

Ata zbuluan se rrahjet e zemrës shkojnë lart e poshtë me harkun narrativ të një tregimi dhe se nivelet më të larta të zemrës janë kur shikojmë një shfaqje live.

Nivelet më të larta të rrahjeve të zemrës ishin dy herë më të larta në mesin e atyre që shikojnë teatër live, sesa ato në kinema.

“Sa herë që shkoni në një shfaqje të teatrit, pavarësisht nëse është edhe koncert, njerëzit shpesh flasin për energjinë e publikut. Ajo që kemi gjetur është se një pjesë e saj janë zemrat e njerëzve që fillojnë të sinkronizohen brenda grupit. Ju dëgjoni përgjigjet e tyre emocionale, shihni zbardhjet e fytyrave, rrëmujat e tyre, qeshjet ose tmerrin e tyre. Ju e keni pasqyruar atë në veten tuaj dhe kjo forcon përvojën tuaj personale” – Joseph Devlin, profesor i neuroshkencës në UCL.  

Devlin thotë që të qenurit në një shfaqje live në një audiencë të madhe liron shumë energji dhe njerëzit i përgjigjen më fuqishëm shfaqjes në ato rrethana. Kjo çon në një angazhim më të madh të audiencës dhe prodhon nivele më të larta emocioni.

“I njëjti efekt është i pranishëm kur shikoni një film me një audiencë, por në një shkallë të vogël. Kjo do të thotë, ngazëllimi ose angazhimi i dikujt është rritur akoma më shumë nga prania e të tjerëve”- shprehet ai.

Shkencëtarët zbuluan gjithashtu se madhësia e audiencës kishte një ndikim në përgjigjjet emocionale, përcjellë KultPlus.

Hulumtimi pasoi një studim të vitit 2017 në të cilin UCL mati reagimet e audiencës ndaj prodhimit Dreamgirls në teatrin Savoy dhe zbuloi se shikimi i teatrit live mund të stimulojë sistemin kardiovaskular dhe është pothuajse njëjtë si t’i bësh 28 minuta ushtrime të shëndetshme kardio. / KultPlus.com

Të ngjajshme