Shkodran Tolaj merr drejtimin e Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve në Maqedoninë e Veriut

18 Nëntor, 2019 - 12:57 pm

Këngëtari dhe artisti i njohur, tenori Shkodran Tolaj është zgjedhur drejtor i Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Tolaj në këtë detyrë është emëruar nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ansambli tashmë ka mbajtur shfaqjen e parë në Tetovë nën drejtimin e Shkodran Tolajt, ku është mirëpritur me duartrokitje frenetike nga publiku.

Vetë tenori Tolaj ka falënderuar institucionet që e emëruan në këtë detyrë, ndërsa ka theksuar se “Ansambli do të jetë vatër e shqiptarëve të bashkuar”. / KultPlus.com

Të ngjajshme