29 Gusht, 2017 - 7:36 pm
Aktori shqiptar Shpend Xani, tashmë është mjaft aktiv në skenën teatrore në Amerikë aty ku edhe jeton.
Kësisoj Xani, ka njoftuar së fundmi se do të jetë pjesë e projektit ‘Love and Information’, me skenar të Caryl Churchill e regji të Michael Dove, në Forum Theatre në Washington DC, shkruan KultPlus.
Këtë gjë e ka bërë publike nëpërmjet rrjetit social vetë aktori Xani, i cili poashtu ka shkruar se është i nderuar të marrë pjesë në këtë shfaqje.
‘Love and Information’, sjellë mbi 60 momente të pëshpëritjeve intime, shkëmbimeve filozofike dhe zbulimeve që ndryshojnë jetën nga më shumë se njëqind karaktere duke u përpjekur të bëjnë kuptimin e asaj që ata dinë.
Shfaqja premierën do ta ketë më 28 shtator ndërsa do të qëndroj në repertor të Forum Theatre deri më 21 tetor të këtij vitit./ KultPlus.com