Shtëpia e Operës në Madrid anulon shfaqjen e baletit rus Bolshoi pas pushtimit të Ukrainës

5 Mars, 2022 - 10:00 pm

Teatri i Madridit tha të premten se ka anuluar shfaqjet e Baletit prestigjioz Bolshoi të planifikuar në maj për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, transmeton KultPlus.

Mijëra njerëz besohet se janë vrarë ose plagosur dhe më shumë se 1 milion refugjatë janë larguar nga Ukraina që nga 24 shkurti, kur presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi sulmin më të madh në një shtet evropian që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Teatrit tw Real Madrid i vjen keq që nuk mund të llogarisë në këtë kompani prestigjioze, drejtori i së cilës, Vladimir Urin, është shprehur publikisht në favor të Ukrainës dhe kundër luftës”, thuhet në deklaratë.

Shtëpia e operës ka treguar tashmë mbështetjen e saj për Ukrainën më 27 shkurt, kur në një shfaqje të “Muzgut të perëndive”, kufoma e Siegfried u mbështjell me flamurin ukrainas.

Pushtimi ka bërë që dhjetëra kompani private si dhe një gamë e gjerë institucionesh të ndalojnë së vepruari në Rusi ose të ndërpresin lidhjet me homologët rusë.

Teatri i Madridit tha se do të rimbursojë biletat që kishte shitur tashmë./ KultPlus.com

REUTERS/Andrea Comas/File Photo

Të ngjajshme