Shumë humor në komedinë e vitit

22 Shkurt, 2020 - 10:35 pm

“Mbledhje e jashtëzakonshme në parlament” është një komedi e autorit anglez Ray Cooney, sa bashkëkohore aq edhe interesante.

Politika, lojërat me pushtetin, intrigat, shantazhi, të gjitha vijnë në një ndërthurje personazhesh shumë komike për dhe shumë interesante, duke u munduar që nëpërmjet humorit dhe batutave të humorit anglez, të sjellin atë që konsiderohet realiteti mes pushtetit, korrupsionit në përgjithësi.

Komedia rikthen në teatër regjisoren Elma Doresi, me një kast fantastik aktorësh, mes të cilëve edhe emra shumë të njohur e të dashur nga publiku. Gjithçka ndodh në një dhomë hoteli. Ministri, sekretarja e opozitës dhe një dhomë hoteli, kyështë trinomi që pason me një mori ngjarjesh dramatike për personazhet, duke përcjellë situata dhe batuta nga më komiket. /Konica.al /KultPlus.com

Të ngjajshme