9 Tetor, 2024 - 1:00 pm
“SkupiFestival” do të nis të hënën, dhe deri më 19 tetor do të prezantohen gjashtë projekte teatrale, shkruan KultPlus.
Me drejtor Muzbajdin Qamili, ky edicion i këtij festivali do të nis më shfaqjen “1984” nga Teatri Kombëtar I Kosovës, shfaqje kjo me autor Xhorxh Orvell e regji të Igor Mendijski, për të përfunduar ky edicion me paraqitjen e trupës bullgare, të cilët do të prezantojnë shfaqjen “Grimca elementare”.
Në këtë edicion shfaqjet do të vlerësohen nga juria në përbërje të: Handan Salta, Keti Doncevska dhe Drita Kaba Karaga. / KultPlus.com