Sopi kthehet në krye të Teatrit Kombëtar, kërkon shkarkimin e “bordit të politizuar”

1 Tetor, 2018 - 9:50 pm

Politik dhe të korruptuar e ka quajtur bordin e Teatrit Kombëtar të Kosovës drejtori i rikthyer i teatrit, Agim Sopi.

Në një konferencë për media në teatër, Sopi ka bërë të ditur se të martën do të paraqesë kërkesë zyrtare drejtuar ministrit të Kulturës, për shkarkimin e bordit të teatrit, raporton KTV.

Pas largimit nga teatri, të cilin Sopi e quan ‘proces të montuar dhe të ndyrë politik’, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, gati gjashtë muaj më pas, kërkoi që Sopi të kthehet në pozitën e drejtorit të përgjithshëm, meqë ishte konstatuar se Këshilli Drejtues i teatrit e kishte shkarkuar atë pa kurrfarë arsyeje ligjore.

Sopi thotë se shifrat flasin se në këtë kohë teatri është shkatërruar.

Sopi tha se u largua nga pozita vetëm pasi e kundërshtoi logjikën e censurimit.

Në konferencë ai foli edhe për problemet tjera në Teatrin Kombëtar dhe konfliktet e shumta të interesit aty, gjersa premtoi se do ta rikthejë publikun në teatër./KultPlua.com

Të ngjajshme