Sopranoja Kajtazi paralajmëron padi për agjensionin me të cilin fluturoi: Dy ditë tmerri dhe përjetim çnjerëzor

29 Shtator, 2024 - 5:30 pm

Sopranoja shqiptare Elbenita Kajtazi së fundmi ka dalë me një reagim nëpërmjet të cilit tregon përjetimin e saj në areoport, dhe trajtimin nga agjensioni Prishtina Ticket.

Postimi i saj i plotë: 

Një fluturim që duhet të ishte normal nga Prishtina për në Hamburg u kthye në një tmerr tash e dy ditë! 

Unë isha një ndër pasagjerët që qysh dje do të duhej të ishin në Hamburg, por gjatë udhëtimit aeroplani hasi në disa shpezë dhe iu desh të bëjë ulje urgjente prap në Prishtinë. 

Mbas një pritje më shumë se 3 or të ulur në aeroplan tek mekanikët e aeroportit të Prishtinës të lodhur të rrakapitur dhe të tmerruar deri në palcë na lajmëruan që fluturimi u anulua dhe shtyhet për ditën e nesërme në orën 06:00 të mëngjesit. Tani, të gjithë pasagjerët ishin shumë të kuptueshëm dhe asnjë nuk u ankua, por ishin falemnderues që shpëtuam dhe u kthyem shëndosh e mirë dhe pranuam fluturimin e radhës pa hezitim. 

Ngjarja merr kthes tjetër kur sot që nga ora 04:00 e mëngjesit jemi në aeroport, gra shtatzana, fëmijë, pleqë të maltretuar deri në palcë. Mbasi pritëm 6 orë sepse sipas tyre aeroplani nuk ishte ende gati që nga incidenti dje na hipën në aeroplan dhe të gjithë menduam që tortura mbaroi. 

Aeroplani u nisë në pistë morri shpejtësinë dhe prap ndaloi dhe na ktheu prap tek mekaniku!!!! Prap panik, gra që nuk merrnin frymë nga frika, fëmijë që bërtisnin.

Përveç trajtimin qesharak me nga një got uj, punëtorët e  PrishtinaTicket  u treguan aq arrogant e të pasjellshëm në telefon duke injoruar çdo gjë që i thoja e çdo ankesë që ja drejtoja. Ne e kuptojmë plotësisht prishjen, por a është e logjikshme të vendosësh më shumë se 200 veta në aeroplan e ta provosh se a po fluturon a jo ???? 

A është logjike të maltretosh e gënjesh tash e dy ditë gra fëmijë e pleq në vend se të ju bësh një zgjidhje tjetër? 

E gjitha që unë mund të them i dashur agjensioni Prishtina Ticket  është që do përballesh edhe me gjygj nëse vije puna deri sa të reimbursosh çdo cent të shpenzuar dhe torturën e maltretimin që e kemi përjetuar tash e dy ditë!!!! / KultPlus.com

Të ngjajshme