31 Korrik, 2022 - 6:00 pm
Festivali Ndërkombëtar i Teatrit të Hapur, i themeluar në mars të këtij viti, do të mbahet për herë të parë nga 31 korriku deri më 4 gusht, shkruan KultPlus.
Ky event kulturor pritet të sjellë artistë nga vende të ndryshme të rajonit dhe Europës si: Shqipëria, Maqedonia, Bosnja, Turqia, Italia, Rumania dhe Franca.
Sipas njoftimit, në natën e hapjes së festivalit më 31 korrik, prej orës 21:00, në Kalanë e Prizrenit, do të prezantohet teatri nacional i Bosnjes me shfaqjen e regjisorit të njohur Dino Mustafiq.
Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Ambient të Hapur është i themeluar nga artistët: Shkelzen Veseli, Adrian Morina dhe Zana Duraku. /KultPlus.com