22 Janar, 2022 - 1:58 pm
Kur kemi hyrë në vitin e tretë që Teatri Kombëtar i Kosovës është pa një drejtor, sot edhe do të mbyllet konkursi i përsëritur nga Ministria e Kulturës për këtë pozitë, shkruan KultPlus.
Rishpallja e konkursit për pozitën Drejtor i Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar është publikuar më 9 dhjetor nga MKRS-ja, derisa është bërë e ditur se ai konkurs do të jetë i hapur nga data 8 janar deri më 22 janar të vitit 2022.
Të gjithë ata që kanë aplikuar në këtë konkurs, duhej që të paktën të kenë shtatë vjet përvojë pune profesionale dhe katër prej tyre në pozitë drejtuese, kritere të njëjta sikurse nga konkursi paraprak.
Sipas burimeve të klankosova.tv, Naser Shatrolli ka dhënë dorëheqje nga të qenët drejtor i Teatrit Kombëtar të Kosovës. /KultPlus.com