25 Mars, 2025 - 4:57 pm
Premiera e shfaqjes tragjikomedi “Streha e nemun” me regji të Ilir Bokshit, bazuar në veprën “Liza në Maj” nga Sh. Poshgaj, jepet sonte nga ora 20:00, në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
Në këtë shfaqje luajnë aktorët: Albulena Kryeziu Bokshi, Ledion Zoi dhe Adrian Morina.
“Streha e nemun” është një histori e fuqishme që prek thellë shpirtin dhe sfidon realitetin tonë.
Ndërkohë, e njëjta shfaqje do të luhet premierë edhe në Tiranë në datat 3 dhe 4 Prill 2025 nga ora 20:00, në Teatrin Ekperimental “Kujtim Spahivogli”.