9 Tetor, 2024 - 6:02 pm
Të hënën nis “SkupiFestival” dhe deri më 19 tetor do të prezantohen gjashtë projekte teatrale.
Ky edicion i këtij festivali do të nis më shfaqjen “1984” nga Teatri Kombëtar i Kosovës, shfaqje kjo me autor Xhorxh Orvell e regji të Igor Mendijski, për të përfunduar ky edicion me paraqitjen e trupës bullgare, të cilët do të prezantojnë shfaqjen “Grimca elementare”, thuhet në njoftim.
Në këtë edicion shfaqjet do të vlerësohen nga juria në përbërje të: Handan Salta, Keti Doncevska dhe Drita Kaba Karaga.