Të premten vjen opera e njohur komike “Berberi i Seviljes” në sallën e Operës dhe Baletit Nacional

6 Shkurt, 2023 - 6:00 pm

Të premten (10 shkurt 2023) duke filluar nga ora 20:00 në sallën e Operës dhe Baletit Nacional do të shfaqet opera e njohur “Berberi i Seviljes” nga Xhoakino Rosini. Një histori për fitoren e rinisë dhe dashurisë, një operë komike në dy akte.

Dirigjent është Andrei Naunov. Regjisor është Ursula Horner (Austri), skenografe Maria Veteroska, kostumografe Maria Pupuçevska.

Ekipi interpretues përbëhet nga: Figaro: Vasko Zdravkov, Rosina: Biljana Josifov, Konti Almaviva: Blagoj Nacoski, Don Basilio: Vladimir Sazdovski, Don Bartolo: Neven Siljanovski, Berta: Sonja Pendovska Madevska, Fiorello: Dragan Ampov, Ambrosio: Jane Dunimagloski, Burri i gurtë: Borko Bijovski. Kori dhe Orkestra e Operës dhe Baletit Nacional.

Opera “Berberi i Seviljes” nga Xhoakino Rosino është e mbushur me pjesë vokale dhe orkestrale të shkëlqyera dhe emocionuese dhe elegancë komike që pak opera të tjera mund të krahasohen./ KultPlus.com

Të ngjajshme