Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli” nis me dy shfaqje këtë fundjavë

7 Janar, 2025 - 1:31 pm

Shfaqjet teatrale në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” nisin në mesjavë. Nga kjo e enjte, dy shfaqje do të ngjiten në skenë: njëra për publikun e vogël dhe shfaqja tjetër “Lezetet e mëkatit bashkëshortor”, për publikun e rritur. Këto shfaqje do të pasohen nga të tjera rivënie.

Sezoni i ri i këtij teatri nis me rivënie, pasi kalendari i ri artistik do të marrë kohë deri në përzgjedhjen e premierave të reja.

“Lezetet e mëkatit bashkëshortor”, me autor Valentin Krosnogorov dhe regji të Milto Kutalit, do të vijë në datat 9, 10, 11 dhe 12 janar, nën interpretimin e Rafael Hoxhaj dhe Ilirda Bejlerit, në ArTurbina.

Shfaqja tjetër titullohet “Një tigër në shtëpi” (në 11 e 12 janar) dhe i drejtohet publikut të vogël./atsh/KultPlus.com

Të ngjajshme