16 Gusht, 2019 - 6:35 pm
Institucioni Nacional Teatri i Komedisë në Shkup ka filluar xhirimin e një dokumentari për aktoren e madhe Ançe Xhambazova.
Nga Teatri thonë se ky film do të drejtohet nën regjinë e Mile Grozdanovskit, ndërsa skenari është bërë nga Goce Trajkovski.
Në film do të shfaqen aspekte të ndryshme të jetës dhe karrierës së aktores Ançe Xhambazova, ndërsa premiera e dokumentarit do të jetë në kuadër të Festivalit “Hëna e Zhveshur”, në natën e fundit të festivalit (9 shtator). /portalb.mk/ KultPlus.com