22 Prill, 2020 - 10:49 am
E nisën në vitin 2015 dhe pas një pune të madhe tashmë Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit në Shqipëri është pothuajse gati. Ky rikonstruksion tërësor e ka shndërruar atë në një ambient funksional dhe tejet modern ku artistët shumë shpejt do të hyjnë në ambientet e rinovuar si, salla provash, dhoma studimi, gardëroba, ambiente për ekspozita e aktivitete të tjera, shkruan KultPlus.
Duke u konsideruar si investimi më i madh i qeverisë së Shqipërisë, për ish ministren e Kulturës në Shqipëri, Mirela Kumbaron kjo është një ëndërr e bërë realitet.
Përmes një statusi në Facebook, ajo ka ndarë disa fotografi nga pamja e re që ka marrë Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit duke u shprehur se puna 5 vjeçare tashmë është drejt fundit.
Ku është postimi i plotë i Kumbaros:
“Kur nje enderr😇 behet realitet…
Mes shume puneve e projekteve, nga njera ide ne tjetren, dhe nga njera veshtiresi ne tjetren, ka nje projekt qe une e kam shume per zemer – i ngjan disi punes se Sizifit, me dallimin se ne fund projekti po del ne drite, se puna s’te le asnjehere ne balte sikur nami te behet:
👉🏻 Teatri Kombetar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor❗️
👉🏻 e nisem ne 2015, kur askush s’e besonte, kur shumekush e anatemonte, kur dikush tjeter e minonte, e megjithate Skuadra e Kultures nuk e ndali asnje dite punen.
👉🏻Jane shume njerez per te cilet do te flas nje here tjeter e me te cilet, me shume pasion edhe besim, kemi punuar, jemi zene, jemi trembur, por prape kemi vazhduar kete projekt te komplikuar por po aq edhe unikal, po s’jemi ndalur.
👉🏻Puna 5 vjeçare sot eshte drejt fundit.
👉🏻Teatri do te jete nje yll 🌟 i vertete! Une bashke me ju te gjithe, do te jemi shume te lumtur kur te ulemi ne keto poltrone per te ndjekur yjet tona te skenes, qe kane qene bashkepunetore te shkelqyer te kesaj pune dhe qe bene te mundur qe per 3 vite rresht Teatri i Operas, Baletit dhe Ansamblit, te beje teater pa pasur teater.
Them se kemi arsye te jemi krenare🙌🏻.” / KultPlus.com