8 Shkurt, 2023 - 4:30 pm
Teatri Kombëtar i Kosovës do të transferohet në Shkup për katër ditë ku do të shfaqen katër shfaqje, përcjell KultPlus.
Njoftimi është dhënë përmes një postimi në faqen zyrtare të Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Në vijim gjeni postimin e plotë:
Teatri Kombëtar i Kosovës n’Shkup.
Nga 21 deri me 24 shkurt 2023 transferohemi në Teatrin Shqiptar të Shkupit!
21 Shkurt – Gratë
22 Shkurt – Club Albania
23 Shkurt – Molly
24 Shkurt – Fausti
Shfaqjet fillojnë nga ⏰ 20:00
Biletat mund ti siguroni në biletarinë e Teatrit Shqiptar – Shkup, çdo ditë nga 12:00h – 20:00h./ KultPlus.com