13 Nëntor, 2022 - 5:58 pm
Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri Shqiptar Shkup, Teatri Kombëtar i Shqipërisë, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, do të organizojnë Festivalin e Teatrit Shqiptar – MOISIU, shkruan KultPlus.
Siç njofton TKK, ky festival ka marrë mbështetje të plotë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministrisë së Kulturës e Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Kulturës të Republikës së Shqipërisë.
Pra, teatrot kryesore shqiptare bashkë-organizojnë festivalin më të madh të teatrove shqiptare nga të trija shtetet me 12 trupa teatrore.
Ky festival është emruar në bazë të artistit të madh shqiptar të teatrit evropian – Aleksander MOISIU!
Ky festival do të jetë i përvitshëm dhe do të organizohet në çdo nëntor në rotacion: Shkup, Tiranë, Prishtinë!
“Nga 16-27 nëntor 2022 në Shkup ju ftojmë në festen tonë të madhe teatrore”, thuhet në postimin e TKK-së. /KultPlus.com