14 Korrik, 2021 - 3:00 pm
Dy balerinët e Baletit Kombëtar të Kosovës, Teuta Krasniqi dhe Sead Vuniqi do të prezantohen në 30-të vjetorin e Graz Tanz Festival të Austrisë, shkruan KultPlus.
Bëhet e ditur se paraqitja e balerinëve kosovarë do të bëhet më 18 korrik, dhe do të prezantohen nën koreografinë e Eno Peçit.
“Ne jemi plotësisht të ngazëllyer dhe mezi po presim që të performojmë me të gjithë të ftuarit nga e gjithë Evropa”, kanë bërë të ditur balerinët kosovarë, të cilët do të prezantohen para një audidence të madhe ndërkombëtare./ KultPlus.com