11 Tetor, 2023 - 11:59 pm
TKOB ka hapur për herë të parë festivalin me muzikë xhaz, titulluar “E mërkura xhaz”, ku përgjatë 9 të mërkurave, do të mbahet koncert me muzikë xhaz, kushtuar tematikave të ndryshme, me profesorët nga konservatori “Gesualdo da Venosa” i Potenzias të Italisë.
Çdo darkë është një darkë ndryshe, me instrumente ndryshe, disa rryma të ndryshme të xhazit, nga ai më klasiku amerikan tek ajo që është më teknologjike sot”,-tha Abigeila Voshtina.
Një projekt me rëndësi kulturore dhe historike, që do të kthehet në traditë filloi me “Timeless Xhaz Songs” me intereptimet e pedagogëve të shkollës Xhaz të Konservatorit të Potenzias.
“Oferta e TOKB për këtë bashkëpunim, për të nisur këtë festival Xhaz-i në Tiranë ka qenë shumë e rëndësishme për ti dhënë akoma më shumë vlerë kësaj rryme”,-tha Felice Cavaliere.
“Ky festival është i një rëndësie shumë të madhe pasi fatmirësisht muzika ka një gjuhë universale, dhe bashkimi mes TOKB dhe konservatorit të potenzias do të bëjë të mundur një takim mes kulturave dhe brezave” tha Aniello Cerrato.
Ky projekt është bashkëpunim i frytshëm mes Teatrit të Operës dhe Baletit e Konservatorit “Gesualdo da Venosa”, Potenza, mbështetur nga Ministria e Kulturës, Ambasada Italiane, Instituti Italian i Kulturës.
“Kishte një mangësi në repertorin e muzikës xhaz ne TOKB, prandaj lindi kjo ide. Jemi të lumtur që Konservatori i Potenzës ju bashkua nismës tonë, duke sjellë artistët e tyre më në zë për të ngritur një project me programacion tepër të bukur”,-tha Frabrizio Bucci.
Cdo e mërkurë Xhaz ne TOKB do të jetë unike, por do të flitet xhaz me gjuhën e saksofonistë, kitaristëve, do të ketë mbrëmje që i dedikohen aspektit didaktik të muzikës jaz dhe patjetër muzikës klasike xhaz./ KultPlus.com