17 Maj, 2019 - 2:30 pm
Të hënë më 20 maj në Teatrin kombëtar të Kosovës do të jepet premier e shfaqjes “Mosmarrëveshja” nga Albert Kamy dhe me regji nga Fata Hyseni, shkruan KultPlus.
Shfaqja e cila do të filloj në ora 21:00 zhvillohet në një bujtinë në të cilën kanë mbetur të izoluara një nënë dhe e bija e saj, Marta. Kjo bujtinë është rikthyer në një vend krimi. Ato nisen drejt misionit të madh për mbledhjen e parave për tu larguar nga ky izolim. Mënyra se si ato do të sigurojnë paratë është e çuditshme. Ato pranojnë klient, i vrasin dhe ju marrin paratë. Zhani djali i vetëm i shtëpisë i larguar njëzet vjet me parë, kthehet për ta sjellë pasurinë e tij në shtëpi. Vendimi që në fillim të lajmërohet si një klient, do ti kushtojë atij me jetë.
Reprizat e para të shfaqjes do të jenë me datë 21 dhe 22.05.2019 nga ora 21:00/KultPlus.com