24 Prill, 2019 - 9:39 pm
Më 29 prill do të mbahet akademi përkujtimore për nder të 50-vjetorit të aktores së parë të Teatrit Kombëtar të Kosovës, Katarina Josipi-Kati, shkruan KultPlus.
Programi që do të mbahet me 29 prill do të përfshijë :
Në kujtim të Katit
Evokime kujtimesh
Kori “Nexhmije Pagarusha”
Përurimi i monografisë së Frrok Kristaj “KATI- ikona e teatrit shqiptar”
Kurse programi që do të mbahet në Zym të Hasit më 30 prill do të përfshij:
Përurimi i Shtëpisë Muze të Katarina Josipit
Hapja e ekspozitës me fotografi të K.Josipit
Vënie lulesh mbi varrin e K.Josipit.
Kjo ngjarje kulturore organizohet nga Unioni i Letrarëve të Kryeqytetit të Kosovës në bashkëpunim me Ministrin e Kulturës, Rinisë e Sportit.
Manifestimi do të mbahet duke filluar nga ora 12:00 në TKK./ KultPlus.com