15 Shtator, 2024 - 8:31 pm
Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit ka çelur sezonin e ri artistik, nën tingujt e dy prej gjigantëve të kompozimit botëror, siç janë Beethoven dhe Mozart.
Fantazia magjike e Beethoven-it dhe Requiem-i i fundit i Mozart-it kanë inauguruar çeljen e një sezoni të larmishëm dy kryeveprat e muzikës klasike nga dy kompozitorët me ndikim të jashtëzakonshëm në artin klasik kane ardhur për publikun artdashës në këtë fillim sezoni.
Choral Fantasy njihet si një ndër kompozimet më të bukura të Beethoven, që i ka paraprirë Simfonisë no.9. Ndërsa Requiem-i i Mozart-it, kompozimi i tij i fundit, na fut në një tjetër mister të radhës.
I gjithë sezoni do të sjellë në skenë një përzgjedhje të pasur shfaqesh që përfshijnë vepra klasike dhe moderne, koncerte simfonike performaca baleti dhe koncerte të ansamblit popullor./jn/ KultPlus.com