‘Tramvaj me emrin dëshirë’- shfaqja e radhës e festivalit MEDIUMS

30 Korrik, 2024 - 9:12 pm

“Për njerëzit që janë të gatshëm të sakrifikojnë moralin në altarin e lumturisë”, shfaqja e radhës e festivalit MEDIUMS.

Një ‘Tramvaj me emrin dëshirë’ ku bashkohen forca dhe dobësia, e vërteta dhe gënjeshtra, morali dhe imoraliteti, mirësia dhe ligësia. Një skenë ku dashuria, morali, famila… të gjitha provokohen, por në fund e vërteta mbizotëron.

Është shfaqja ‘Tramvaj me emrin dëshirë’ e vënë në skenë këtë të hënë në ArTurbina nga aktorët Dina Mušanović, Alban Ukaj, Igor Skvarica, Matea Mavrak and Noa Jugo. Vendosja në skenë e kësaj vepre ikonike, u krijua si temë diplome e aktores Dina Mušanović në departamentin e Akrtrimit në Akademinë e Arteve Performuese Sarajevë. Pjesa është shkruar në vitin 1947 nga dramaturgu Tennessee Williams dhe është ndër më të suksesshmet e këtij dramturgu.

‘Tramvaj me emrin dëshirë’ flet për njerëzit në udhëkryq. Ata që arrijnë ta menaxhojnë një udhëkryq dhe të tjerët që mposhten. Nuk është për njerëz të mire dhe të këqinj, pasi, në fund të fundit, asnjëherë nuk është ky rasti që prezanton letërsia e mire.

Kjo shfaqje nuk është as për të vërtetën dhe gënjeshtrën, edhe përse thuhen shumë të vërteta dhe gënjeshtra. Ne po flasim për njerëz që dashurojnë dhe që janë gati të zhysin duart e tyre në të pamoralshmen për të mbajtur gjallë iluzionin e dinjitetit të tyre. Kjo shfaqje flet për njerëzit të cilët janë të gatshëm të sakrifikojnë moralin në altarin e lumturisë. ‘Tramvaj me emrin dëshirë’ është një shfaqje për ne.

Ne gjithmonë e gjejmë veten në udhëkryqe, dhe shpesh humbasim në to. Ashtu si Blanche Dubois, ne besojmë që e mira ekziston por e kemi frikë atë. Ne besojmë në të vërtetën, por, për sigurinë tonë, shpesh zgjedhim mos të flasim për të.

E vërteta na kafshon, dhe plagët e saj infektohen si plagët e Philoctetes, por sërish me këmbëngulje besojmë që në një moment të caktuar çdo gjë shkon në vendin e duhur, e vërteta, e mira dhe forca, janë ato që do të na shpëtojnë. Ashtu si për Blanche, askush nuk duartroket për ne” thotë aktores Dina Mušanović.

‘Tramvaj me emrin dëshirë’ ishtë shfaqja e radhës e Festivalit të Teatrit Bashkëkohor MEDIUMS.

Kjo ngjarje kulturore mblodhi në kryeqytet artistë dhe trupa teatrore, kuratorë festivalesh e kritikë ndërkombëtare e kombëtare në katër shfaqje duke e përfshirë kryeqytetin në kalendarin artistik ndërkombëtar. Festivali i Teatrit Bashkëkohor është një platformë që synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe interesin për artin teatror në Tiranë përmes shfaqjeve bashkëkohore ndërkombëtare, të nxisë dialog profesional, të edukojë audiencën në nivel artistik dhe estetik.

Kjo ngjarje artistike synon të kthehet në një iniciativë të përvitshme dhe me një ndikim afatgjatë në rritjen e audiencës, si dhe në rritjen e numrit të artistëve dhe bashkëpunëtorëve të përfshirë. Festivali do të ofrojë më shumë mundësi për artistët e rinj dhe për qytetarët artdashës./balkanweb/ KultPlus.com

Të ngjajshme