7 Tetor, 2023 - 8:31 pm
Kryeministri Edi Rama ndau sot një pjesë nga podkasti “Flasim” me sopranon me famë botërore Ermonela Jaho.
Rama u shpreh se, rikontruksioni i Teatrit të Operës është një premtim i mbajtur për Divën e Operës, për të gjithë artistët dhe spektatorët.
Kryeministri Edi Rama: Unë nuk e di a e kujton para kësaj shfaqjeje, nuk e di sa kohë përpara, unë kam ardhur me Lindën në Vjenë që të kemi parë. Edhe aty pastaj, pas asaj kemi folur që duhet të vish, etj, etj. Dhe pas asaj shfaqjeje më ke thënë në fund fare, më ke thënë diçka pak shumë “Teatrin e Operës”.
Ermonela Jaho: Po e vërtetë!
Kryeministri Edi Rama: Me zë të ulët, sikur nuk doje të fusje një hall më shumë në të gjitha hallet me të cilat unë duhet të merresha dhe të merrem. E bëmë dhe Teatrin e Operas
Ermonela Jaho: Është bërë aq bukur, edhe ka një energji tjetër. Ka ende për të bërë, por ka një energji tjetër. Por unë tani po bëj workshopin.
Kryeministri Edi Rama: Nuk krahasohet me atë.
Ermonela Jaho: Absolutisht fare.
Pas 70 vjetësh solistët dhe trupa e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit kanë tashmë hapësira të transformuara rrënjësisht, ndjehen më në fund njësoj si në Milano, Londër, Nju-Jork apo Tokio, njësoj si edhe talentet e mëdha të muzikës lirike e simfonike shqiptare që shkëlqejnë nëpër botë.
Salla kryesore e shfaqjeve ka 801 vende, ndërsa akustika e saj ka një cilësi të jashtëzakonshme.