10 Janar, 2022 - 11:00 pm
Teatri “Andon Z. Çajupi” në Korçë, hapi sezonin e ri artistik 2022 me shfaqjen “Tregtari i Venedikut”, një nga kryeveprat e William Shakespeare.
Interpretimi i mrekullueshëm i trupës së aktorëve nën regjinë e Qendrim Rianit e solli këtë shfaqje botërore në skenën e teatrit me shumë mjeshtëri.
Ajo çfarë e bën të veçantë kastin e aktorëve të kësaj shfaqjeje është pjesëmarrja nga të gjitha trevat shqipfolëse, si nga Maqedonia e Veriut por edhe nga Kosova bashkë me të rinjtë korçarë.
Bashkia Korçë publikoi foto nga kjo shfaqje që mblodhi të dielën në Teatrin e Korçës, qytetarë dhe artdashës të shumtë, të cilët e mirëpritën dhe e ndoqën me shumë interes dhe duartrokitje interpretimin e aktorëve. / KultPlus.com