4 Shtator, 2023 - 11:51 pm
Sot është mbajtur nata e fundit e Festivalit të Teatrove në Ferizaj, ku janë ndarë edhe çmimet kryesore, shkruan KultPlus.
Nga data 27 Gusht deri me 4 Shtator, qyteti i Ferizajit u fut në botën e teatrit, ku shijuan shfaqje nga më të ndryshmet.
Shfaqja më e mirë u shpall nga Teatri Kombëtar i Kosovës, me autor Eugene O’Neill, “Udhëtim i gjatë drejt natës” nën regjinë e Iliriana Arifit.
Juri profesionale e këtij festivali isihin Ilirjan Himaj, Getoarbë Mulliqi dhe Mentor Zymberaj. /KultPlus.com