12 Korrik, 2019 - 3:30 pm
Teatri Thessaliko vjen për herë të parë në Shqipëri me shfaqjen «Toka u ngye në të kuqe» që do të realizohet më datën 12 korrik 2019, në orën 21.00, në teatrin greko-romak antik të Butrintit në kuadër të Festivalit të 17-të të Butrintit.
Shfaqja përbënë përshatjen teatrale të veprës homonime kinematografike të Nikos Foskolos, me regji të drejtoreshës artistike të teatrit Thessaliko, Kyriaki Spanou. Vepra shpalos sfidat e fshatarëve të Thesalisë në fillimet të shekullit të mëparshëm me kërkesë kryesore shpërndarjen e tokës tek fshatarët e varfër.
Stafi i shfaqjes: Skenarë: Apostolos-Fokion Bettas, Kostumografia-Skenografia: Olympia Sideridou, Muzika: Kostas Bombolos, Lëvizjet: Rula Karaferi, Ndihmës regjizori: Stamatia Kagelari, Fotografi-Video: Giannis Xatziantoniou, Ndriçimi: Zoi Molibda-Fameli, Ndihmës skenografi: Maria Ossa.
Luajnë aktorët: Thanasis Zerbas, Iosif Iosifidis, Xristos Kordelas, Marsela Lena, Dimitris Mamios, Aleksandros Moukanos. (Shfaqja është e përshtatshme për fëmijët mbi moshën 13).