25 Mars, 2025 - 8:52 pm
Një roman, një dramë, një ngjarje shqiptare dhe teatri si platformë mendimi. Nen titullin “Vrasje ne vjeshte”, një premierë ne Teatrin Eksperimental, gërmon ngjarje historike që përmes personazheve atipike zgjojnë njeriun dhe teatrin.
Durrës, vjeshtë e vitit 1943. Shërbimi inteligjent i ushtrisë gjermane që ka nën kontroll qytetin ka të dhëna se aleatët, mund të bombardojnë portin dhe çisternat e karburantit duke shkatërruar gjithë qytetin. Duke deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme, ushtria urdhëron evakuimin e qytetit duke kërcënuar me eleminim të atyre që kundërshtojnë. Një roman i Gjergj Vlashit, i nxitur nga ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore, merr jetë në Teatrin Kombëtar Eksperimental nën regjinë e Stefan Çapalikut.
“Vrajse në vjeshtë është një roman i botuar në vitin 1996 gjithmonë duket se veprat e mira botohen në kohë të keqe. Është një ngjarjet e vërteta të vitit 1943 në Durrës.
Është një personazh, që quhet Marjan Shkoza, që vendos të jetojë lirinë e vet, i vetëm brenda qytetit bosh, ky personazh më ka interesuar – sepse nis të vizitojë shtëpitë boshe të qytetit, dhe ne nuk kemi vetëm vizatimin e një personazhi, por edhe mënyrën e jetësës së një qyteti”, thotë Çapaliku.
Me Mehmet Xhelilin në rolin kryesor, dhe Rafael Hoxhajn e të tjerë në skenë, shfaqja që vjen mbi dramatizimin e Çapalikut, na përball me absurdin dhe pyetjet e një individi që duke rrëmuar qytetin, rrëmon ndërgjegjet njerëzore si një i vetëm kundër të gjithëve e pa të gjithë.
“Ndërton një personazh që i ngjan personazheve të letërsisë ekzistencialiste. Me këtë shfaqje dhe me shfaqje të tjera që unë kam punuar, jam munduar të kthej aromen e një teatri serioz. Shoqëria shqiptare po fillon dhe e percepton teeatrin si një vend ku gajasesh, ku qeshet. E kanë shndërruar teatrin në një cirk. Ne duhet të mësohemi të vijmë në teatër e të shikojmë problemet tona, ta mbështesim mirë kurrizin për karrige dhe të shohim edhe veten tonë atje”, tha Çapaliku.
Një premierë ne Teatrin Eksperimental, gërmon ngjarje historike që përmes personazheve atipike zgjojnë njeriun dhe teatrin./ balkanweb/ KultPlus.com