13 Qershor, 2017 - 12:17 pm
Zbutja e kryeneces » është përzgjedhur mes shfaqjeve në repertor të TK-së, në Festivalin ndërkombëtar të teatrove «The silk Road » në qytetin Xi’an në Kinë.
Me mbylljen e sezonit artistik 2016-2017 Teatri Kombëtar po bën përgatitjet e fundit për të marrë pjesë në dy ngjarje shumë rëndësishme ndërkombëtare.
Zbutja e kryeneces » është përzgjedhur mes shfaqjeve në repertor të TK-së, në Festivalin ndërkombëtar të teatrove «The silk Road » në qytetin Xi’an në Kinë. Ndërkohë prej datës 23-28 shtator do të marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar në Tangxianzu,” International Theater Festival” në qytetin Fuzhou të Kinës. Ky fakt ka lumturuar pa masë edhe vetë regjisoren, Elma Doresi e cila shprehet shumë e lumtur në rrjetet sociale, shkruan blitz.al.
“E lumtur është pak të thuash!! Faleminderit Hervin Çuli për këtë super mundësi që na krijove. Mirënjohje Teatri Kombëtar!Mirënjohje stafit të Teatrit! Dhe në fund mirënjohje 10.000 miqve tanë të “Zbutjes së Kryeneçes”. Faleminderit Shekspir Shihemi në Kinë”, shkruan Doresi në Facebook. Kjo është hera e parë që Teatri Kombëtar prezantohet me një shfaqje në Kinë.