12 Shtator, 2021 - 8:31 pm
Aktori shqiptar Zgjim Baraliu përzgjedhet në mesin e shumë konkurentëve nga ‘American Academy of Dramatic Arts’ në New York, për të interpretuar gjithsej dy role kryesore nga dy filma tejet të njohura, përcjellë KultPlus.
Roli i parë kryesor është ai i “Stanley Kowalski” nga drama ‘A Streetcar Named Desire’ të regjisorit amerikan Elia Kazan si dhe rolin kryesor të personazhit “Sky Masterson” në filmin ‘Guys and Dolls’ të regjisorit amerikan Joseph L. Mankiewicz.
Këto dy role kryesore për herë të parë janë luajtur nga aktori i njohur amerikan Marlon Brando.
Po ashtu, Zgjimi do të këndoj edhe këngën “Luck Be a Lady” të kompozuar nga Frank Loesser si pjesë e filmit “Guys and Dolls” nën interpretimin e personazhit ‘Sky Masterson’.
Rolet do të luhen në ‘MM Theater’ në skenën kryesore. / KultPlus.com