17 Janar, 2022 - 1:30 pm
Me tekst të Marco Martinelli e regji të Kushtrim Mehmetit, në Teatrin e Pejës do të prezantohet premiera e shfaqje “Zhurmë Ujërash”, shfaqje që do të prezantohet prej orës 19:00, më 24 janar, shkruan KultPlus.
Koncepti i shfaqjes nisë me nxitjen e publikut që të bëjnë kalimin ilegal të kufirit përmes oqeanit, të cilët hyjnë në anije, ku vendosen në ulëset e teatrit që janë ulëse të anijes. Përballë kanë aktoret të cilët vendosin të dalin jashtë vendit bashkërisht me publikun. Derisa largohen, tregojnë peripecitë e tyre, personazhet që ata i hasin rrugës, nga Jusufi (adoleshent i mbytur ne ujë derisa tenton ti dërgojë bashkëkombësit e tyre ne Evrope), te Jasemina që përfundon duke u prostituuar me 80 vjeçar, e tutje te Sakinah e përdhunuar, Bindja e ikur nga lufta, Jean Baptiste fëmijë i mbytur në ujin e oqeanit, Oqean ky që mban kufoma të panumërta. Krejt këto kufoma të shndërruara në numra, 2917, 6132, 1111, 7777, 1445, 1248, tutje 26, 44, 2987, 88, 89, 90, 91 e shumë të tjerë, piano e cila krijon monotoni, muzikantet që këndojnë “Lakrimosa”, tutje këngë arbëreshe dhe krijojnë efekte, zëra dhe atmosfere. Krejt ne fund bashkë me “numëratoret” mbytet dhe anija që mbanë me vete dhe publikun, ata tentojnë të shpëtojnë, dhe nuk e di në ja dalin.
Në këtë shfaqje me rolet e tyre do të prezantohen: Aida Alidemi, Agon Bala e Fitore Broqi. Muzika e kësaj shfaqje është e Memli Kelmendit, kostumet nga Samka Ferri, skenografia nga Burim Gora, solo këngëtarë Donika Rushiti e Shaban Behramaj, Elbasan Racaj ka realizuar përkthimin, dramatizimin Florent Kurtalani kurse ndriçimin Skender Latifi./ KultPlus.com