29 Shkurt, 2024 - 8:58 am
Punët e mirëmbajtjes së Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Korçë (DRTKK), investimet dhe projektet me bashkëpunëtorë të huaj gjatë vitit 2023 dhe në vazhdim, kanë nxjerrë nga lista e riskut rreth 10 objekte pasuri kulturore.
Për mirëmbajtjen e këtyre pasurive, DRTKK ka realizuar ndërhyrje restauruese në kishat e Shën Triadhës në Tudas dhe Shën Marisë në Lubonjë, shtëpinë muze të Kostandin Kristoforidhit në Elbasan, pikturën murale në kishën e Shën Kollit dhe punime emergjente në Urën e Niçës.
Gjithashtu, është në proces një projekt i rëndësishëm për restaurimin e kishës dhe pikturës murale në ishullin e Maligradit, me mbështjetjen e projektit IPA.
Investimet e IKTK kanë nxjerrë nga risku kishën e Shën Marisë, Barmash dhe Shën Kollit në fshatin Shelcan.
Në proces zbatimi është dhe projekti ‘’Përmirësimi i Turizmit Potencial Kulturor, ndërmjet ndërhyrjes në sitet e trashëgimisë kulturore në Voskopojë” ku nëpërmjet tij, janë duke u realizuar ndërhyrje restauruese në 4 objekte kulti, ndër to në kishën e Shën Mëhillit në fshatin Voskopojë dhe Qimitrin e Shën Kozmait dhe Damian në Manastirin e Shën Pjetrit, në fshatin Vithkuq, objekte në listën e riskut./ atsh/ KultPlus.com