Në Itali hapet klasa e re, 200 shqiptarë do mësojnë gjuhën amtare

6 Maj, 2019 - 9:30 am



Me veshjen kombëtare shqiptare, me flamuj kuq e zi dhe me tortë me simbolin e shqiponjës, dhjetëra fëmijë shqiptarë  iu gëzuan faktit të hapjes së klasës së tyre të re në Itali.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, në Bressanone të Italisë është hapur një klasë shqipe. Shkolla shqipe në Trento ka njoftuar se më shumë se 200 nxënës janë regjistruar.

“Me klasën që inauguram sot në Bressanone, kaluam 200 nxënës të regjistruar. Faleminderit të gjithëve, mësues, nxënës dhe sponsorizues”, thuhet në njofimin e shkollës.

Ky hap konsiderohet i rëndësishme për fëmijët e familjeve shqiptare, ndërsa tani, ata i kanë të gjithë mundësitë për të mësuar dhe ruajtur gjuhën amtare. Regjistrimi në këtë klasë ka qenë për fëmijët e moshave 6 deri në15-vjeçare dhe gjithçka është bërë falas. /BalkamWeb / KultPlus.com

Të ngjajshme