13 Nëntor, 2017 - 7:00 pm
Studentë nga 12 vende në konflikt, që përfshihen nga katër kontinente janë bërë bashkë në video projektin “Përfqafo diversitetin, përqafo botën”, shkruan KultPlus.
Ky projekt është realizuar me ide dhe skenar të Arlind Carës, i cili këtë video tashmë e ka prezantuar në Bruksel, në Universitetin VUB.
“ Ky është një videoprojekt që promovon intertolerancëm midis studentëve të një Universiteti në Bruksel, por që vijnë nga vende në konflikt”, ka thënë Cara për KultPlus.
Cara ka detajuar se të gjithë studentët vijnë nga vendet përkatëse, ashtu edhe siç transmetohet në videoprojekt. “Ka qenë e vështirë për disa studentë, pasi që nuk ishin të mësuar me kamerën. Kurse për këtë projekt më ka mbetë peng që nuk gjeta një student izraelit”, ka thënë Cara. Ai ka thënë se ky projekt ka zgjatur gjashtë muaj, ku është angazhuar një grup xhirimi profesionist; regjisori Hans Vanderwijngarden, kameramani Jean Mari Werion, tekniku audio Georgios Patsis dhe animuesja Leen Asselman.
Cara ka thënë se në këtë projekt flitet në gjuhët: shqip, anglisht, spanjisht, arabisht, suhaili, rusisht, turqisht, serbisht dhe gjuhe vietnameze. “Janë folur 10 gjuhë nga 12 studentë”, ka thënë ai./KultPlus.com