18 Prill, 2019 - 10:00 am
Sot bëhen 20 vjet nga beteja e zhvilluar te Shkëmbi i Gradinës, për të mos lejuar depërtimin e forcave armike në rrafshnaltën e Berishës, ku ndodhej SHP i UÇK-së, Spitali Ushtarak, Qeveria e Përkohshme e Kosovës, Agjencia e Lajmeve “KosovaPress”, Radio “Kosova e lirë” dhe rreth 100 mijë banorë nëpër grykat e maleve.
Në këtë betejë, pikërisht më 18 prill 1999, kishin rënë heroikisht Islam Kastrati nga Kishnareka, Halim Bajraktari nga Drenasi, Mentor Morina nga Bushati, Ramadan Bytyqi nga Gjergjica dhe Mentor Gashi nga Llapushniku.
Luftimet e prillit 1999 në
këtë anë, kishin qenë vendimtare jo vetëm për rrjedhat e luftës çlirimtare, por
mbi të gjitha kishin qenë vendimtare për të shpëtuar jetën e njerëzve që kishin
qenë në këto gryka. Po ashtu, luftëtarët që e kishin bërë betejën e prillit
1999, kishin qenë muri i gjallë që nuk e kishin lejuar ushtrinë dhe policinë
serbe të depërtojë te popullata.