35 mijë turistë nga vendet skandinave zgjedhin Shqipërinë

11 Qershor, 2018 - 6:00 pm

Nga qyteti i Durrësit, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ndërsa ishte i pranishëm në kompleksin Fafa ku 60% e të punësuarve vijnë nga shkollat e arsimit profesional, deklaroi se krahas punësimit të 300 të rinjve ka ende 100 vende të lira punë për ata që kanë përfunduar këtë arsimim.

Ministri Klosi e konsideroi investimin e kryer në këtë kompleks, një investim që ka kaluar parashikimet, pasi për herë të parë po krijohen brende, që po menaxhohen sipas tij me mjeshtëri.

“Është një investim që ka kaluar parashikimet në investim por edhe një investim që krijon për herë të parë disa brende të cilat në vështirësitë e tyre po arrin që të menaxhohet me mjeshtëri nga iniciativa e brendshme private por edhe nga puna dhe energjia e drejtuesve të tij. Ky hotel që po inaugurojmë sot është pjesë e një kompleksi FAFA grup që ka tre hotele në këtë zonë dhe ka një kapacitet mbi 650 dhoma. Hoteli i sotëm ka 330 dhoma dhe po ashtu në këtë zonë janë disa djem të rinj që kanë arritur të krijojnë disa brende që janë të konkurrueshme në të gjithë zonën në të cilën jetojmë”, tha Klosi.

Turistët norvegjezë dhe suedezë kanë pronotuar në këtë resort, tha ministri, duke shtuar se ky grup turistësh ka 7-fishuar numrin e vizitorëve nga vendet skandinave në Shqipëri.

“Sivjet janë 35 mijë turistë nga këto vende që kanë pronotuar në Shqipëri”, tha Klosi.

Ai i konsideroi të rinjtë e punësuar pranë këtij kompleksi, si një përgjigje ndaj thirrjes së kryeministrit në 2014 për të zgjedhur arsimin profesional.

“Sot jemi këtu me ata të rinj që ju përgjigjën thirrjen se kryeministrit në 2014, që arsimin profesional ta shndërrojmë në një energji të madhe për ekonominë e vendit tonë. Sot jemi këtu me 300 të punësuar në resorin FAFA dhe po ashtu, me shume të tjerë të arsimit profesional për të pasur një punësim të sigurt. Hoteli ka akoma kërkesa për 100 vende të reja pune”.

Ndërkaq, Klosi vuri në dukje kërkesat për punë për ata që kanë përfunduar arsimin profesional, ndaj edhe u bëri thirrje prindërve për të nxitur fëmijët e tyre të zgjedhin punësim dhe të ardhme të sigurt.

“Kërkesa është edhe këtu është ulëritëse. Kërkesa jonë e kahershme që arsimi profesional me shpejtësi të shndërrohet në një nga burimet e mëdha të ekonomisë së vendit tonë. Bashke me kryeministrin mbështesin iniciativën që arsimi profesional të dyfishohet, të trefishohet ç’ka ka ndodhur në Durrës dhe përsëri kërkesat janë shumë më tepër se kaq”, përfundoi ministri./ KultPlus.com

Të ngjajshme