50 dollarëshi i ri australian printohet me një gabim drejtshkrimor 46 milionë herë

9 Maj, 2019 - 12:00 pm

46 milionë herë është printuar me një gabim drejtshkrimor, 50 dollarëshi i ri në Australi i cili ka për qëllim të parandalojë falsifikimin.

Kartëmonedha që besohet se doli në qarkullim në tetor të vitit të kaluar, e që u shtyp 46 milionë herë, megjithatë, gabimisht doli në qarkullim me gabim drejtshkrimor, transmeton Koha.net.

Siç raporton The Guardian, në pjesën me ngjyrë të verdhë është shkruar gabimisht fjala “përgjegjësi”.

Në mbishkrim është shkrimtari dhe shpikësi indigjen David Unaipon dhe një fjalim i Edith Cowan, anëtarja e parë grua në parlamentin australian.

Aty është shtypur një fragment nga libri i Unaipon, dhe një pjesë nga fjalimi i parë i Cowanit në parlament. Gabimi, ndodhet tek fjalimi i Cowanit.

“Është përgjegjësi (në vend se të shkruhet responsibility, është shkruar responsibilty) e madhe të jem gruaja e vetme këtu, dhe dua të theksoj domosdoshmërinë që eksiton për të gjitha gratë tjera”, tha ajo.

Image

Një zëdhënëse e (RBA), Bankës Rezervë ka thënë se janë të vetëdijshëm për gabimin dhe në afatin e ardhshëm do të korrigjohet.

Kujtojmë se Australia është vendi i parë që përdor kartëmonedhat e polimerit. Polimeri, krahasuar me letrat tjera, ka qëndrueshmëri dhe siguri më të madhe dhe vlerësohet se s’mund të falsifikohet.

Image

Të ngjajshme