15 Prill, 2019 - 11:50 am
60 nxënësit e parë nga Kosova kanë shkuar dje në Shqipëri për të marrë pjesë në programin e përbashkët të shkëmbimit të nxënësve mes dy vendeve. Ata do të vendosen në 60 familje në Tiranë, Korçë, Shkodër dhe Berat dhe do të vijojnë mësimin në gjimnazet atje, përcjellë KultPlus.
Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini. Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook.
Gjithashtu është bërë e ditur se javën tjetër do të ndërrohen rolet dhe bashkëmoshatarët e tyre nga Shqipëria do të shkojnë në Kosovë për të bërë të njëjtën gjë. Përveçse do të mësojnë bashkë, nxënësit do të kenë një agjendë të ngjeshur me ekskursione, vizita në muze dhe aktivitete të ndryshme kulturore.
“Nuk ka mënyrë më të mirë për t’u njohur me njëri-tjetrin dhe për të ndërtuar miqësi mes të rinjve të Kosovës dhe Shqipërisë që i qëndrojnë distancave dhe kohës.”, ka shkruar Besa Shahini. / KultPlus.com