28 Prill, 2019 - 9:02 pm
Disa ditë para dëshmisë së saj në Kongresin Amerikan, mbi dhunën seksuale të ushtruar si mjet lufte gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman, do të flasë në konferencën më të madhe globale Women Deliver që do të mbahet në Vankuver, Kanada.
Kjo konferencë ku priten të marrin pjesë rreth 8000 delegatë nga e gjithë bota, është organizuar në patronazhin e Kryeministrit Kanadez Justin Trudeau dhe zonjës Trudeau.
Falë mbështetjes së pakursyer së organizatorëve të konferencës dhe qeverisë kanadeze, jemi të lumtur që Vasfija do të ndajë historinë e saj dhe të 20 mijë grave të dhunuara në Kosovë gjatë luftës dhe do të motivojë gratë në të gjithë botën që të ndajnë historitë e tyre dhe të luftojnë stigmatizimin mbi dhunën seksuale./ KultPlus.com