16 Shtator, 2020 - 8:00 pm
Kanë filluar tashmë aktivitetet për shënimin e Ditës së Trashëgimisë Evropiane me moton “Trashëgimia dhe Edukimi”.
KultPlus ju sjellë më poshtë listën e aktiviteteve që janë paraparë të mbahen në kuadër të Ditëve të Trashëgimisë Evropiane që do të zgjasin deri me 15 tetor 2020.
Disa nga aktivitetet janë:
1. Nënshkrimi i marrëveshjes ndërmjet ministrisë dhe Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina“
Data: 15 shtator 2020, ora: 10:00, Vendi: Rektorat;
2. Publikimi i vendimit për shpallje nën mbrojtje të dy asteve të trashëgimisë shpirtërore:
Lojërat tradicionale të Rugovës dhe Opusi i Ansamblit Rugova
Data: 15 shtator 2020, ora 13:00, Vendi: Rugovë;
3. Kampi për restaurimin e mozaikut, bashkëpunim ndërmjet MKRS, Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore dhe Institutit Arkeologjik i Kosovës
Data: 17 shtator 2020, ora 14:00, Vendi Dresnik-Komuna e Klinës;
4. Festivali Etno Fest, viti jubilar i themelimit të festivalit
Data: 20 shtator 2020, Ora 17:00, Vendi: Kukaj-Komuna e Prishtinës;
5. ABC e Muzeut-program edukativ që realizohet në bashkëpunim ndërmjet Muzeut Kombëtar të Kosovës, shkollave fillore dhe Fondacionit Tradita nga Tirana
Data: 21 shtator 2020, Ora: 10:00, Vendi: Muzeu Kombëtar i Kosovës;
6. Ekspozitë me veshje tradicionale, aktivitet që organizohet në bashkëpunim ndërmjet ministrisë, Muzeut Kombëtar të Kosovës dhe Fondacionit Tradita
Data: 22 shtator 2020, Ora: 17:00, Vendi: Parku Arkeologjik “Ulpiana”;
7. Publikimi dokumentit udhëzues për hartim të planeve të menaxhimit, aktivitet që organizohet në bashkëpunim ndërmjet ministrisë dhe misionit të OSBE-së në Kosovë
Data 24 shtator 2020, Ora: 16:00, Vendi: Lapidariumi i Muzeut- Prishtinë;
8. Festivali i ushqimit tradicional, ri-interpretim i ushqimeve tradicionale në kuzhinën bashkëkohore
Data 26 dhe 27 shtator 2020, Vendi: Kalaja e Vushtrrisë./ KultPlus.com