9 Nëntor, 2018 - 8:30 pm
Shpesh herë ndodh që gjatë blerjeve në markete klientët në Kosovë të ngurrojnë në kërkimin e produkteve të caktuara pasi që mungon një emërtim adekuat. “A keni asi…”, “A din bre ajo..” janë shprehjet që shpesh herë hasin punëtorët e marketeve por jo vetëm.
Mungesa e emërtimeve në gjuhën shqipe vërehet sidomos në pajisjet e reja teknologjike por jo vetëm. Më poshtë mund të shihni një faturë të lëshuar e që mungon emërtimi për artikullin e blerë, pastrues pambuku për vesh.
Sot në Kosovë por edhe në Shqipëri ka në qarkullim disa fjalor të gjuhës shqipe. Në një fjalor të gjuhës shqipe të viti 2006 gjenden rreth 50 mijë fjalë mirëpo akoma mungojnë emërtimet adekuate për disa artikuj. Kujtojmë se për Sami Frashërin, mësimi i gjuhës amtare, shkrimi i saj, krahas të folurës së përditshme, shihej si domosdoshmëri, në të kundërt kombi mund të shuhej./ KultPlus.com