24 Tetor, 2018 - 8:47 pm
A PO RREH KÂN TI, DERVISH?
Kastratët e Polluzhës, me nifarë tubimi, ishin kanë livdue tepër. Dikush thojke: „E kam rrehë filanin”, dikush thojke: „Unë jam trim”, tjetri: „Unë jam edhe ma trim se ti”, dej e mërzitën krejt odën.
Aty qillon edhe Dervish Goxhuli. Dikush e veti:
— Po ti, more Dervish, a po rreh kân a po t’rreh kush?
Dervishi tha:
— Unë sa herë idhnohna me plakën teme, e nxâ e e rrehi ka ni Kastrat t’Polluzhës. / KultPlus.com
(Agim Morina / Facebook)