Agon Bexheti dekorohet me çmimin për punimin më të mirë akademik në Japoni

15 Mars, 2019 - 3:00 pm

Këtë vit çmimi për punim më të mirë nga The Mark Weiser nga konferenca #PerCom2019, shkon për punimin akademik “Rruajta dhe shpërndarja e sigurt e të dhënave të sinjaleve të memories në sistemet e augmentimit të memories: Qasja praktike”.

Ky çmim mjaft prestigjioz këtë vit i ndahet të riut shqiptar nga Tetova, Agon Bexheti, doktorant i shkencave kompjuterike, në USI Universitetin e Luganos.

Këtë vit konferenca ndërkombëtare për informatikë të përhapur dhe komunikim u mbajt në Kyoto të Japonisë.

Agon Bexheti, ka kohë të gjatë që në jetën akademike ka sjell risi në hulumtim, veçanërisht në sferën e IT-së dhe sigurisë në ruajtjen e të dhënave. Redaksia e portalit tonë i dëshiron suksese të mëtejme Agonit, me shpresë që eksperiencat dhe njohuritë e tij do të kontribuojnë në komunitetin tonë. /bonzo.info/ KultPlus.com

Të ngjajshme