20 Korrik, 2021 - 2:30 pm
Deti Arktik çdo vit e më shumë, arrinë shifrat më të ulëta të nivelit të akullit.
Jeta e arinjve polarë tashmë është reduktuar në mbijetesë, sepse akulli në Detin Arktik po shkrihet.
Shumica e arinjve polarë mund të zhduken nga Arktiku deri në vitin 2100 për shkak të ngrohjes globale, thuhet në një studim të ri. Shkencëtarët thonë se ulja “agresive” e çlirimit të gazrave ndotës është e nevojshme për të shpëtuar gjitarët nga zhdukja.
Arinjtë polarë dhe gjitarët tjerë mund të zhduken pothuajse në fund të shekullit “nëse njerëzit nuk bëjnë diçka për ndryshimin e klimës”, paralajmërojnë shkencëtarët.
Studimi i Universitetit të Torontos në Kanada, botuar në revistën “Nature Climate Change”, thotë se duhen bërë që tani shkurtime “agresive” të çlirimit të gazrave të dëmshëm, për të shpëtuar kafshët nga zhdukja. Burimi: VOA dhe BBC./ KultPlus.com