Albana Mustafai, kandidate për Parlamentin e Finlandës

25 Mars, 2019 - 7:30 pm

Albana Mustafi, 34-vjeçare shqiptare nga Prizreni i Kosovës, po zhvillon një fushatë shumë dinjitoze dhe dinamike për postin e deputetes në parlamentin e Finlandës, duke përfaqësuar partinë politike majtiste /Vasemmistoliitto/ me numër 54.

Komuniteti shqiptar në Finlandë e përkrah kandidaturën e Albanës për deputete, kështu që kjo do të ishte deputetja e parë shqiptare me gjasa tejet të mëdha dhe që të jetë zë i fuqishëm në parlamentin finlandez.

Albana është nënë e tre fëmijëve, afariste në sallonet e bukurisë dhe parukierisë, trajnere sportive, anëtare e bordit të arsimit pranë qytetit të Kemit rrethi i Lapit si dhe këshilltare e në Kuvendin Komunal të Kemit, shkruan ShM-Finlandë.

Angazhimet dhe sukseset tejet të mëdha në shumë sfera të ndryshme të punës dhe arritjeve në shoqërinë finlandeze që i japin mundësinë për të marrë çmimin ‘Emigrantja më e suksesshme për vitin 2019’ pasi që edhe është e nominuar, përcjell albinfo.ch.

Fushatën për kandidaturën në zgjedhjet parlamentare e përkrahin shumë vendor, shoqëri, bashkëpunëtorë dhe komuniteti shqiptar në Finlandë.

Po ashtu komuniteti shqiptar në Finlandë i uron edhe nominimin për ´Emigrantja më e suksesshme për vitin 2019´që ky çmim të shkojë vërtetë në duart e Albanës. Kështu Albana do të ketë mundësinë që si personalitet i vitit të fitojë edhe ftesën nga Kryetari i Shtetit për festimin në Pallatin Presidencial në kuadër të festimeve të përvjetorit të pavarësisë së shtetit të Finlandës, ceremoni që transmetohet për gjithë popullin në mediat televizive, dhe do na bënte vërtetë shumë krenarë.

Të ngjajshme